Site icon Telegrafi

Real Madridi duket të ketë frikë nga mënyra se si Atalanta i ekzekuton gjuajtjet e lira

Atalanta ka fituar mirënjohje nga e gjithë bota nën Gian Piero Gasperini në kohët e fundit për futbollin e tyre sulmues.

Italianët, të cilët do të përballen me Real Madridin në Ligën e Kampionëve , vazhduan të tregojnë zbulimin e tyre më të ri në fitoren 3-0 ndaj Milanit.

Atalanta ngriti murin e tyre prej tre vetash përpara Josip Ilicicit dhe, pikërisht kur lojtari ishte gati të godiste topin, lojtarët u ndanë dhe vrapoi drejt portës së Milanit në drejtime të ndryshme.

Lëvizja shkaktoi konfuzion, dhe goditja e Ilicic kishte nevojë për duar të forta nga Gianluigi Donnarumma , por Milani arriti t’i ‘mbijetoi’ aksionit.

Sidoqoftë, nuk është hera e parë që kjo strategji e veçantë është përdorur nga Gasperini, pasi e kishte bërë edhe te Genoa në vitin 2016. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=f46W_9I74NE

 

Exit mobile version