Drejtori i përgjithshëm i Valencias ja ka tërhequr vërejtjen Real Madridit se duhet që të paguajë klauzolën në vlerë prej 120 milionë euro për të siguruar shërbimet e Rodrigo Morenos.
Dulmuesi është lidhur me një kalim te kampionët e Evropës, me kryetrajnerin Julen Lopetegui që thuhet se është i interesuar për lojtarin të cilin e njeh mirë nga skuadra U-21.
Drejtori i Valencias Mateu Alemany megjithatë ka refuzuar e do të ndodhë një tranferim derisa Reali të paguajë klauzolën e lojtarit.
16 – Rodrigo Moreno scored 16 goals in La Liga last season, six more than in the three previous seasons combined for Valencia. Explosion. pic.twitter.com/nb34Po98BM
— OptaJose (@OptaJose) August 20, 2018
“Nuk jam në kontakt me Real Madridin”.
“Nëse ata do të ofrojnë 120 milionë euro, atëherë klubi nuk mund të bëjë asgjë, por Rodrigo duket i lumtur dhe i motivuar këtu”.
“Rodrigo është shumë i rëndësishëm per ne dhe duam që ai të qëndrojë”, poencoi Alemany.
Real Madridi ka kohë që po kërkon një top sulmues pas largimit të Cristiano Ronaldos drejt Juventusit. /Telegrafi/