Anësori është rritur kundër Los Blancos në El Clasicot e fundit dhe në moshën 17-vjeçare ai drejton ekipin katalanas dhe përfaqëson Barcelonën e së ardhmes, shkruan Marca në analizën e tyre.
Barcelona është ende duke shijuar arritjen në Superkupën e Spanjës pasi mundi Real Madridin në finale në Jeddah këtë të diel që sapo kaloi me rezultat 5-2.
Ekipi katalanas vallëzoi me të besuarit e Carlo Ancelottit dhe ia doli të ngritej nga një rezultat negativ dhe një lojë fantastike, ku një i ri vetëm 17-vjeçar: Lamine Yamal, mori frenat e lojës në dorë.
Jo vetëm që është një nga futbollistët me të pranishmit dhe më dërrmues për kundërshtarin, por ai drejton dhe përfaqëson një brez të ri lojtarësh të Barçës që po ecin shumë fuqishëm.
Lamine Yamal ka luajtur në pesë El Casico. Në dy të parat, në sezonin 23/24, fillimisht mori 14 minuta në ndeshjen e La Ligës dhe 29 në finalen e Superkupës.
Atë sezon, të fundit, mori pjesë edhe në ndeshjen e kthimit të javës së 32-të, por që të tri ndeshjet përfunduan me humbje për katalnasit.
Por, reprezentuesi i ri spanjoll është dukur më rehat në ndeshjet kundër Real Madridit këtë sezon, në “Santiago Bernabeu” në La Liga dhe në finalen e Superkupës së Spanjës.
Në të dyja, ai u shfaq në formacionin startuese. Të dyja përfunduan në fitore të mëdha për katalanasit: 4-0 dhe 5-2. Lojtari i ri u argëtua. Paraitje për kornizë. Ishte vendimtar. Është i pakapshëm dhe një bezdi për Los Blancos.
Por nëse ka një klasike në të cilin ai shkëlqeu, ishte në të fundit, në Jeddah të hënën e kaluar.
Lamine Yamal shënoi në minutën e 22-të duke barazuar takimin, pasi Kylian Mbappe kishte shënuar i pari.
Ai bëri tre goditje dhe dy ishin në portë: Flick e zëvendësoi në minutën e 59-të, kur futi në lojë Dani Olmon, menjëherë pasi Szczesny u përjashtua me karton të kuq direkt.
Camavinga ishte një nga ata që vuajti më shumë teksa në fushë ishte anësori i djathtë.
Lamine Yamal ka tetë gola dhe 12 asistime në 23 ndeshjet që ka luajtur në të gjitha garat, pra nuk është vetëm një lojtar i formacionit startues për Hansi Flick, por një nga lojtarët më të rrezikshëm në sulmin e Barçës, dhe sot për sot, marka e klubit.
Por ai nuk përfaqëson vetëm të tashmen e Barçës, por edhe të ardhmen e saj.
Ai është lideri i skuadrës pavarësisht se është vetëm 17 vjeç dhe mishëron gjithashtu epokën e re “Culé”, në të cilën ka futbollistë të tjerë që tashmë po shfaqen dhe pritet të jenë vendimtarë në El Clasicos e ardhshme si: Pau Cubarsí, Marc Casadó, Marc Bernal, Héctor Fort, Gerard Martín, Toni Fernández, Sergi Domínguez /Telegrafi/