Ylli anglez i Manchester Cityt, Raheem Sterling ka përfunduar në listën e dëshirave të Real Madridit për ta transferuar në verë.
Sipas mediumit anglez Daily Star, Real Madridi është i interesuar të nënshkruajë yllin e Cityt, Sterling, pasi shfaqja e Phil Foden për Pep Guardiolan e ka bërë anglezin më pak të rëndësishëm se më parë.
Megjithatë, transferimi i sulmuesit anësor anglez nuk do të jetë i lehtë për klubin mbretëror spanjoll.
Sterling thuhet se është ende i lumtur në shtëpinë e tij aktuale, me Cityn të destinuar për të fituar titullin në Ligën Premier dhe ende në garë për Ligën e Kampionëve.
Ai ende luan në nivele të larta dhe ka pasur sezon të mirë, duke kontribuar me 15 gola në kampionat këtë vit, dhe ai ka luajtur në Angli gjatë gjithë karrierës së tij.
Por, Reali nuk do ndalet pasi me sa duket e sheh Sterlingun si yllin ideal në kohën e tij më të mirë për të kapërcyer hendekun midis sulmuesve të moshuar dhe të rinjve që nuk janë mjaft të gatshëm ta mbajnë vetë barrën e klubit.
Ndjekja e tyre e vendosur mund të rezultojë lajkatare dhe përfundimisht intriguese, ndërsa në rast transferimi çmimi i Sterling do të jetë shumë i lartë. /Telegrafi/