Site icon Telegrafi

Real Madridi dëshiron të sjellë një ‘mrekulli futbolli’ nga Argjentina: Ai është 17 vjeç dhe kushton tashmë 50 milionë euro

Real Madridi është një nga ata gjigantë evropianë që shpesh skauton futbollistë nga Amerika e Jugut dhe shpesh i sjell në radhët e tyre.

Së fundmi është rënë dakord për transferimin e të riut Endrick nga Palmeiras, i cili do të vijë në Santiago Bernabeu vetëm kur të mbushë moshën.

Në të kaluarën, Real Madridi solli lojtarë si Robinho, Vinicius Junior dhe Rodrygo nga Amerika e Jugut, dhe tani ata kanë gjetur një objektiv të ri në gjigantin argjentinas River Plate.

Bëhet fjalë për 17-vjeçarin Claudio Echeverri, “fëmijë mrekullibërës” dhe Lionel Messin e ri, siç e quajnë në popull.

Së fundmi ai shkëlqeu në kampionatin e kadetëve të Amerikës së Jugut, ku shënoi tre gola dhe dy asistime në tre ndeshje dhe u shpall lojtari më i mirë i turneut.

Mesa duket, Klubi Mbretëror e ka ndjekur për një kohë të caktuar, dhe është gati të paguajë 50 milionë euro.

https://www.youtube.com/watch?v=5iIB7LqOepM

Modeli i tij është Lionel Messi, i cili pas Kupës së Botës me Argjentinën. /Telegrafi/

Exit mobile version