Site icon Telegrafi

Real Madridi me deklaratë zyrtare për fatkeqësinë e Ronaldos

Real Madridi i ka shprehur ngushëllime Cristiano Ronaldos për humbjen e njërit prej binjakëve të tij.

Derisa bashkëshorjta e tij ishte në procesin e lindjes, foshnja e gjinisë mashkullore nga binjakët ka ndërruar jetë.

Ishte vetë portugezi që konfirmoi lajmin e hidhur në mediat sociale, duke kërkuar privatësi për familjen e tij në këtë kohë të vështirë.

Lexo po ashtu Ronaldo njofton se ka vdekur foshnja e gjinisë mashkullore nga binjakët që priste me Georginan

Real Madridi ka dalë me një komunikatë, duke thënë se ata shprehin keqardhje për momentin e trishtë që i ka ndodhur Ronaldos.

“Real Madrid CF, presidenti i tij dhe Bordi i Drejtorëve të tij shprehin keqardhje të thellë për vdekjen e një prej fëmijëve që prisnin i dashuri ynë Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez”.

“Real Madridi i bashkohet dhimbjes së gjithë familjes dhe dëshiron t’u tregojë atyre gjithë dashurinë tonë”, thuhet në reagimin e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version