Tifozët shqiptarë të Real Madridit të njohur si ‘Real Madridi Club Albania’ kanë prezantuar stemën e tyre.
Tifozët shqiptarë të të dy skuadrave kanë mbushur shkallët e stadiumit në Telekom Arena në Shkup.
Shumë tifozë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia nuk kanë lejuar që kjo ndeshje tu ikë, shkruan Telegrafi.
Madje tifozët shqiptarë të Real Madridi e kanë prezantuar edhe stemën e tyre në radhën e parë të shkallëve të stadiumit.
Real Madridi dhe Manchester United do të përballen nga ora 20:45 e vlefshme për Superkupën e Evropës. /Telegrafi/