Telegrafi

Real Madridi blen Hernandezin nga Atletico Madridi

Real Madridi ka arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit të majtë te Atletico Madridit, Theo Hernandez.

Për lojtarin që ishte në huazim e Alaves do të paguhen afër 24 milionë euro.

Për të kishte interesime edhe nga Liverpoolim dhe Barcelona.

Lojtari pritet të nënshkruaj kontratë për pesë vite me klubin mbretëror.

Ai pritet të jetë një zëvendësues i denjë i mbrojtësit brazilian Marcelo.

Kjo lëvizje mund ta nënshkruajë edhe një marrëveshje mes dy klubeve të Madridit, për të mos i blerë lojtarë njëra-tjetrës.

Skuadrat do të takohen në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku ndeshja e parë ishte mbyllur me rezultat 3-0 për Real Madridin. /Telegrafi/