Real Madridi ka pësuar humbje nga CSKA Moska në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve (1-0).
Mbretërit pësuan gol që në minutën e dytë të ndeshjes, pas një gabimi trashanik të Toni Kroos.
Ishte Vlasic që mori pasim nga Kroos shënoi për 1-0.
Real Madridi provoi të shënojë disa herë në pjesën e parë, me Karim Benzeman që ishte mjaftë aktiv, por pa sukses.
Edhe Casemiro e godtiit shtyllën në minutën e 28.
Asensio provoi në pjesën e parë, por pa sukses.
Në pjesën e dytë Lopetegiu futi në lojën edhe Luka Modici dhe Marianon.
Reali goditi shtyllën dy herë në pjesën e dytë, duke mos e gjetur golin.
Mbretërit kanë tri pikë, aq sa ka CSKA dhe Roma, pas dy ndeshjeve. /Telegrafi/
— Skynet (@SkynetPerson) October 2, 2018