Telegrafi

Real Madridi beson se do të jetë pothuajse e pamundur të nënshkruajë me Mbappen

Një spekulim vazhdon të qarkullojë rreth së ardhmes së Kylian Mbappe, ku thuhet se një transferim i tij në Real Madrid tani duket i pamundur.

Mbappe është paraqitur për Paris Saint-Germain në fitoren e tyre 4-2 ndaj Brest të premten mbrëma.

Paraqitja e tij e fundit me klubin francez ka bërë që të besohet se transferimi i tij këtë verë në Bernabeu është i pamundur.

“Real Madridi e sheh nënshkrimin e Mbappes këtë verë si pothuajse të pamundur dhe ata nuk do ta konsiderojnë ta provojnë atë me Erling Haaland për shkak të komisionit që do të kërkonte agjenti i tij Mino Raiola”.

“Klubi mendon se Mbappe do të vijë vetëm nëse Emiri i Katarit lodhet prej tij, jo me oferta ose francezi duhet të zemërohet”, raportohet në ‘Tiempo de Juego‘ në mediumin Cadena COPE.

Mbappe thuhet se ka shfaqur disa sinjale në media për të treguar se ai dëshiron të largohet, edhe pse ai nuk e ka komunikuar këtë mesazh publikisht.

Tifozët e Real Madridit shpresonin ta sillnin Mbappe në kryeqytetin spanjoll këtë verë si një nënshkrim historik, por tani mund të duhet të presin të paktën deri në afatin tjetër të transferimeve. /Telegrafi/