Telegrafi

Real Madridi beson në nënshkrimin e Tchouamenit

Klubi spanjoll, Real Madridi është i sigurt për nënshkrimin e mesfushorit të Monacos, Aurelien Tchouameni.

Sipas gazetës AS, gjigantët spanjollë nga Santiago Bernabeu kanë vendosur të ndjekin nënshkrimin e francezit.

Gazeta spanjolle gjithashtu pretendon se dy klubet kanë bërë përparim në negociata gjatë javëve të fundit, megjithëse ka ende punë për të bërë për të rënë dakord për një tarifë.

Lexo po ashtu Monaco ka vendosur çmimin e Tchouamenit

Monaco mendohet se e vlerëson lojtarin e tyre pak më shumë se 50 milionë funte apo rreth 65 milionë euro.

Shefi i skautëve të Los Blancos, Juni Calafat thuhet se ka ndjekur progresin e Tchouamenit për muaj të tërë dhe klubi është ‘plotësisht i sigurt’ për realizimin e marrëveshjes duke pasur parasysh ‘dëshirën e lojtarit për t’u bashkuar me 13 herë kampionët evropianë’.

Nëse ai nënshkruan, Tchouameni ka të ngjarë të jetë një pasardhës afatgjatë i mesfushës së ‘plakur’ me 36-vjeçarin Luka Modric, 32-vjeçarin Toni Kroos dhe 30-vjeçrin Casemiro. /Telegrafi/