Alphonso Davies është një nga objektivat e mëdhenj të Real Madridit prej vitesh, por ky afat kalimtar po duket i duhuri për transferimin e tij në kryeqytetin spanjoll.
Mbrojtësi kanadez ka kontratë me Bayern Munichun deri në verën e vitit 2024 dhe ende nuk ka ardhur rinovimi.
Në fakt palët kanë qenë në bisedime për zgjatjen e kontratës, por së fundmi janë ndalur ato pasi nuk ka një marrëveshje mes kampionëve të Gjermanisë dhe agjentëve të futbollistit.
Real Madridi po e monitoron situatën e kanadezit dhe është gati për të përfituar që ta transferojë atë në Santiago Bernabeu.
22-vjeçari e ka pranuar disa herë se ëndrra e tij është të luaj për Los Blancos derisa klubi madrilen ka bërë ofertën e parë zyrtare.
Mediat spanjolle kanë raportuar se madrilenët kanë ofruar 50 milionë euro për kartonin e Davies, ofertë që po shqyrtohet nga bavarezët.
Bayern synon që të përfitojë sa më shumë nga shitja e yllit kanadez, mirëpo nuk guxojnë të rrezikojnë shumë pasi pas 12 muajsh Davies mbetet lojtar i lirë dhe mund t’i bashkohet Realit pa fituar asgjë kampioni në fuqi i Gjermanisë. /Telegrafi/