Telegrafi

Real Madridi i bashkohet garës për Rabiotin

Adrien Rabiot (Getty Images)

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është gati të bëjë një ofertë të madhe për mesfushorin e Paris Saint-Germain, Adrien Rabiot.

Rabiot ende nuk ka nënshkruar një kontratë të re me skuadrën nga Parc des Princes.

Situata e tij ka bërë që mesfushori francez të tërheq interesim të madh te skuadrat evropiane.

Lexo po ashtu Barcelona sulmin e fundit për Rabiot, 50 milionë euro ofertë PSG-së

Skuadra më e interesuar dhe më afër transferimit të tij mendohet të jetë Barcelona, por tani kanë një rival të fortë në garë, Real Madridin.

Adrien Rabiot (Getty Images)

Sipas mediave në Spanjë,  Real Madridi është gati të heqë Barcelonën nga gara për të nënshkruar me mesfushorin e PSG-së, Rabiot.

Lexo po ashtu Interi futet në garë për Rabiotin

Reali shpreson se ata mund ta bindin 23-vjeçarin që të bashkohet me klubin e tyre para përfundimit të afatit kalimtar të transferimeve, që do të mbyllet në javën e ardhshme.

Përveç gjigantëve spanjoll interesim për francezin kanë shprehur edhe skuadrat italiane si Interi, Juventusi dhe Milani. /Telegrafi/