Site icon Telegrafi

Real Madridi apo Barcelona? Garnacho tashmë ka bërë zgjedhjen e tij

Ylli i Manchester United, Alejandro Garnacho, ka zbuluar se ai preferon më shumë Real Madridin se sa Barcelonën.

Reprezentuesi argjentinas u pyet për të zgjedhur ekipin e tij të preferuar mes dy gjigantëve spanjollë.

Përkundër faktit se ai ka kaluar një periudhë tek akademia e rivalëve lokal Atletico Madrid, Garnacho shprehu mbështetjen e tij për “Los Blancos” duke thënë: Real Madrid, e thjeshtë.

Sulmuesi 19-vjeçar njihet për dashurinë e madhe që ka për ish-legjendën e Realit, Cristiano Ronaldo.

Garnacho madje e ka replikuar festimin ikonik të portugezit në disa raste kur ka shënuar gol për Unitedin.

Argjentinasi ka pasur privilegjin që të luajë me idhullin e tij tek United, pas rikthimit të Ronaldos në “Old Trafford” në 2021.

39-vjeçari më pas u largua nga klubi në fund të 2022, por sidoqoftë, pas një interviste kontroverse ai kritikoi Unitedin dhe trajnerin Erik Ten Hag.

Pasi shënoi dy herë në fitoren me rezultat 3-0 ndaj West Hamit në vikend, Garnacho do të shpresojë të mbajë këtë seri të golave, teksa “Djajtë e Kuq” do të kenë punë me Aston Villën të dielën.

Garnacho ka shënuar pesë gola në Ligën Premier këtë sezon, teksa ka kontribuar edhe me dy asistime./Telegrafi/

Exit mobile version