Titulli në La Liga duket se është në xhepin e Barcelonës, ndërsa fazën e parë e ka mbyllur në mënyrë pothuajse perfekt.
Kush do ta kishte imagjinuar që kjo situatë do të vinte pas ndeshjeve të Superkupës ndaj Real Madridi.
Skuadra e Ernesto Valverdes ka tubuar 51 pikë (16 fitore dhe tri barazime) ne 19 ndeshje.
Ata janë nëntë pikë para vendin të dytë, 11 pika para të tretit dhe 19 pas vendit të katërt.
Në këtë sezon shihet mos dorëzimi i Atletico Madridi, që pas eliminim nga Liga e Kampionëve, në kampionat po tregojnë formë të mirë.
Në sy bie edhe rikthimi i Valencias në krye që ka tubuar deri më tani 40 pikë. Lojtarë si Rodrigo, Zaza, Kondogbia dhe Guedes, janë treguar në formë të jashtëzakonshme.
Real Madridi ka mbetur prapa Barcelonës plot 19 pikë. ‘Mbretërit’ aq sa janë larg Barcelonës, për titull, më afër janë pikëve të mbijetesës.
Kjo pasi Reali Madridi ka diferencë prej 16 pikësh me Deportivon./Telegrafi/