Telegrafi

Real Madrid zgjohet nga gjumi, Karim Bezema barazon me super gol

Chelsea kalon fillimisht në epërsi, por Real Madridi u kundërpërgjigj duke barazuar në 1-1.

Një ndeshje e bukur po zhvillohet në stadiumin “Alfredo si Stefano”, ku të dy skuadrat nuk po ndalen.

Në minutën e 15-të, Chelsea shënoi golin e parë në ndeshje, kur Antonio Rudiger pasoi te Christian Pulisic, që tundi rrjetën për 1-0.

https://twitter.com/LDNFootbalI/status/1387123212560052232

Por Real Madridi u këndell shpejtë, duke rrezikuar me Karim Benzaman që goditi shtyllën në minutën e 23-të.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi goli. Karim Bezeman pranoi një top nga Eder Militao dhe me një goditje të bukur me volej shënoi për 1-1.

Ndeshje e bukur mes këtyre dy skuadrave deri tani. /Telegrafi/