Telegrafi

Real Madrid TV godet rëndë Xavin pas akuzave të trajnerit katalunas: Gjatë karrierës së tij 20 vjeçare klubi i tij ka paguar zv. presidentin e gjyqtarëve

El Clasico nuk përfundon kurrë. El Clasico nuk zhvillohet vetëm në fushë, zhvillohet edhe në afatet kalimtare, zhvillohet në konferenca për shtyp apo në mediat që janë pro Barcelonës dhe Real Madridit.

Fitorja e Real Madridit 3-2 ndaj Almerias ka ngjallur debat të madh në Spanjë, pasi në këtë ndeshje kishte disa vendime kontraverse të gjyqtarëve.

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez dha një deklaratë goditëse për rivalët e përjetshëm të kataluansve dhe kjo nuk i ka pëlqyer aspak kampit madrilen.

Lexo po ashtu Pyetet për fitoren kontroverese të Realit ndaj Almerias, Xavi me deklaratë goditëse

“Vendimet e gjyqtarit në ndeshjen e Real Madridit? Nëse flasim, jemi të sanksionuar, por të gjithë e kanë parë. Tashmë kam thënë në Getafe se ka gjëra që nuk i kuptoj. Ka gjëra që ne nuk i kontrollojmë dhe të gjithë i kanë parë. Mbaj mend në Getafe penalltinë, golin e Joaos në Granada…dhe nuk flitet. Tashmë do të merrnim gjashtë pikë të tjera. Ato nuk janë justifikime, janë realitete”, ka thënë Xavi.

Tani ka ardhur përgjigja nga televizioni zyrtar i Los Blancos, Real Madrid TV që kanë goditur ashpër Xavin.

Drejtori i Real Madrid TV, Jesus Alcaide ka goditur rëndë Xavin për karrierën e tij 20 vjeçare.

“Është shumë kurioze që Xavi Hernandez i sheh të çuditshme gjërat që ndodhin në La Liga dhed uket normale që praktikisht gjatë gjithë karrierës së tij futbollistike, për 20 vjet klubi i tij ka paguar nënkryetarin e gjyqtarëve për rreth 8 milionë euro”.

“Unë insistoj, gjatë gjithë karrierës së Xavit, për 20 vjet që janë gjithsej, kemi numëruar nga 600 ndeshje të karrierës së Xavi Hernandez si lojtar i Barcelonës me titujt e tij përkatës. Këtë nuk e themi ne, e thotë gjyqtari, prokurori dhe garda civile”.

Lexo po ashtu Si do të ishte renditja e La Ligas deri më tani pa gabimet e VAR-it, Barcelona do të ishte e dyta

“Ato 600 ndeshje janë nën dyshime, ky është realiteti dhe klubi i tij është i akuzuar. Gjithë koha kur Xavi ishte lojtar i Barcelonës është duke u hetuar”, ka thënë Jesus Alcaide dhe deklarata e tij ka bërë bujë të madhe.

Barcelona aktualisht zë vendin e tretë në La Liga me 44 pikë, shtatë më pak se Real Madridi në vendin e dytë dhe tetë më pak se lideri Girona. /Telegrafi/