Site icon Telegrafi

Real Madrid do të transferojë një golashënues me çdo kusht

Nuk ka këtu dyshime se lëndimi i 42-të te Real Madridi do të thotë një tjetër pengesë për Zinedine Zidane , por në qoftë se shanset e Real Madridit për ta fituar La Ligën do të vareshin nga Mariano Diaz (një gol në 535 minuta mbi 15 ndeshje këtë sezon), atëherë tifozët madrilenë mund t’i thonë lamtumirë titullit.

Në çdo rast, problemi i vërtetë nuk është numri i Marianos, por ai i Eden Hazard , Marco Asensio dhe Vinicius Junior.

Real Madridi nuk mund të mbështetet në asnjërin prej tyre për të shënuar gola me rregullsinë minimale që do të pritej prej tyre si sulmues ose mesfushorë sulmues.

Disa për mungesë cilësie, të tjerët për mungesë karakteri, mungesë eksperience ose mungesë të kohës së rregullt të lojës – kanë vështirësuar gjërat te klubi mbretëror.

Quajeni atë si të doni, por fakti është se asnjë nga partnerët e Karim Benzemas nuk po dëshmon të jetë në nivelet e larta të detyrës.

Los Blancos kanë luajtur tre ndeshjet e tyre të fundit pa francezin dhe kanë shënuar tre gola: një nga një mbrojtës (Ferland Mendy), një nga një mesfushor mbrojtës (Casemiro) dhe vetëm një nga një sulmues (Vinicius).

Në ato tre ndeshje, Zidane kishte tre sulmues dhe i zëvendësoi të gjithë menjëherë në kërkimin e tij për të gjetur dikë me sy për gol.

Mungesa e Benzemas ka nxjerrë në pah një problem që Real Madridi e ka pasur për tre vjet tani, që kur Cristiano Ronaldo u largua pas finales së Kievit. Kjo është arsyeja pse Florentino Perez do të përpiqet të nënshkruajë Kylian Mbappen ose Erling Haalandin këtë verë me çdo kusht.

Objektivi kryesor si për futboll ashtu edhe për arsye biznesi është francezi, por ardhja e tij do të varet nga ajo që i thotë Paris Saint-Germain rreth rinovimit të kontratës.

Nëse ai e ndërmerr atë hap, Real Madridi do të shkojë përpara me një lëvizje për të, pavarësisht nga situata me COVID-19 dhe 180 milionë eurot që kërkon nga klubi francez.

Për ta bërë këtë, ata kanë 125 milionë euro dhe janë të gatshëm të shesin disa lojtarë, duke filluar me Raphael Varanen.

Nëse Mbappe rinovon ose PSG preferon të mbarojë vitin e fundit të kontratës së tij, Haaland do të bëhet objektivi i ri.

Nuk do të jetë e lehtë ose e lirë, por 150 milionë euro që ata do të kërkojnë nuk do të jenë shqetësim.

Real Madridi urgjentisht ka nevojë për një nga sulmuesit më të mirë në botë dhe që ajo shumë duhet të paguhet.

Dhe në fund të ditës, ishte më e shtrenjtë të harxhosh 120 milionë euro për Hazard duke pasur parasysh atë që ai ka bërë deri më tani. /Telegrafi/

Exit mobile version