Gjiganti spanjoll i ka kthyer sytë nga mesfushori italian i PSG-së, Marco Verratti.
Fituesi i Ligës së Kampionëve kërkoi të transferonte mesfushorin francez, Paul Pogba, por në orët e fundit 23-vjeçari thuhet se ka arritur marrëveshje me Unitedin, ku pritet edhe të kryejë testet mjekësore.
Është kjo një garë e humbur nga ana e ‘Los Blancos’, por sidoqoftë afati kalimtar nuk ka mbaruar dhe drejtuesit e skuadrës madrilene nuk kanë ndërmend të rrinë duarkryq.
Kjo pasi, mesfushori i ri i PSG-së, Marco Verrati shihet si një alternativë e mirë për mesfushën e Realit të Madridit edhe pse drejtuesit e klubit francez kanë deklaruar se italiani është i pashitshëm, por deri në fundin e afatit kalimtar mund të regjistrohen zhvillime interesante.
Një tjetër emër është edhe ai i mesfushorit të Newcastle, Mousa Sissoko, me francezin i cili falë paraqitjes së tij të mirë në Euro 2016 zgjoi vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane. /Telegrafi/