Site icon Telegrafi

Real Madrid – Sevilla, formacionet e mundshme të ndeshjes së zjarrtë në La Liga

Real Madridi dhe Sevilla do të luajnë sot (e diel) në ndeshjen interesante ta vlefshme për javën e 35-të në La Liga.

Mbretërit janë nikoqir të andaluzianëve në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në Estadio Alfredo Di Stefano me fillim nga ora 21:00.

Ekipi i Zinedine Zidane vjen me një formë të lartë në kampionat dhe një fitore do t’i dërgonte ata në pozitën e parë pas barazimit të Barcelonës me Atletico Madridin.

Lexo po ashtu Tre muaj pa humbje, ngjashmëria me sezonin e kaluar dhe atë 2016/17 - Real Madridi përgatit një tjetër vrapim të madh drejt titullit të La Ligas

Në anën tjetër, edhe mysafirët e Julen Lopeteguit janë në formë të mirë dhe do të tentojnë deri në fund fitoren, pasi tri pikët do t’i futnin edhe ata fuqishëm në garë për titull.

Reali ka shumë mungesa në përbërje shkaku i lëndimeve, ndërsa Sevilla pritet të luajë me formacionin e kompletuar.

Formacionet e mundshme

/Telegrafi/

Exit mobile version