Nabil Fekir befasoi të gjithë kur vendosi t’i bashkohet skuadrës spanjolle Real Betis në verën e vitit të kaluar.
Reprezentuesi francez kishte oferta të shumta nga Liga Premier, por në fund vendosi të transferohet në La Liga.
26-vjeçari ka treguar formë të mirë këtë edicion, ku ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë tre asistime.
Dy golat e shënuar këtë edicion ndaj Barcelonës në dy ndeshje, kanë bërë që Real Madridi t’i rikthejë sytë kah reprezentuesi francez.
Don Balon ka raportuar se Los Blancos janë duke e përcjellë nga afër ecurinë e Fekirit në La Liga.
Mendohet se kampioni i shumëfishtë i Spanjës në verë do të dalë me një ofertë në drejtim të Betisit për afrimin e lojtarit.
Betis e kishte blerë Fekirin për një shumë rreth 20 milionë euro, ndërsa tani synon që të fitojë 60 milionë nga shitja e tij. /Telegrafi/