Telegrafi

Real Madrid me ofertë të ‘çmendur’ për Alaban

Real Madrid dëshiron të nënshkruajë me mbrojtësin austriak, David Alaba.

Sipas gazetës AS, Zinedine Zidane është një tifoz i austriakut të gjithanshëm, i cili mund të marrë një numër të pozitave në të gjithë mbrojtjen dhe mesfushën.

Los Blancos kanë lëvizur tani për t’i paraqitur Bayernin një ofertë prej 65 milionë eurove, një përmirësim i ndjeshëm lidhur me ofertën e tyre të mëparshme prej 50 milionëve.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

Megjithatë, ka ende një hendek në mes të ofertës të paraqitur dhe asaj çfarë gjermanët kërkojnë.

Kjo pasi, bavarezët dëshirojnë hiç më pak se 80 milionë euro për shërbimet e David Alabas. /Telegrafi/