Telegrafi

Real Madrid nuk llogarit në Keylor Navasin

Keylor Navas (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Situata e Keylor Navasit te Real Madridi është ende në dilemë. Kostarikani ishte lënë në bankën rezervë nga Santiago Solari me arritjen e Thibaut Courtois ne verën e kaluar, por rikthimi i Zinedine Zidanes i dha shpresë atij.

Trajneri francez ka bërë me dije se ai beson në numrin një të skuadrës spanjolle, por që pret vendimin e tij rreth të ardhmes.

“Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Kylor Navas ka kontratë me ne dhe do të shikojmë deri në verë se cili do të jetë vendimi i tij për të ardhmen”, ka thënë Zidane rreth të ardhmes së kostarikanit.

Navas mund ta zëvendësojë legjendën Iker Casillas te Porto (Foto: Octavio Passos/Getty Images/Guliver)

Don Balon raporton se Reali i ka bërë me dije Navasit që të shikojë  një skuadër të re, pasi nuk është në planet e tyre. Kostarikani ishte padyshim njëri ndër lojtarët më me ndikim në sukseset e madrilenëve në sezonet e fundit, por në verë do të kërkojë një klub të ri.

https://telegrafi.com/tag/keylor-navas/

Sipas mediumit spanjoll, Navas pritet të transferohet te Porto, pasi këta të fundit duan ta zëvendësojnë Iker Casillasin, pas problemeve me zemër në javët e fundit. /Telegrafi/