Real Madridi mund të heqë dorë nga transferimi për Kylian Mbappe që do të ishte një rekord botëror për të nënshkruar në vend të tij me Erling Haaland.
Los Blancos janë dy pikë mbrapa Barcelonës në garë për titullin në La Liga.
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez mund të joshet që të kthehet kah makina e golave të Borussia Dortmund, Haaland këtë verë.
Real Madrid ka ndjekur yllin 21-vjeçar të Paris Saint-Germain, Mbappe që nga vera e kaluar, me francezin që shihet prej kohësh si e ardhmja e gjigantëve spanjollë.
Forma e mirë e Haaland në Gjermani, ka bërë që drejtuesit e klubit madrilen ta konsiderojnë seriozisht një lëvizje për yllin norvegjez.
Haaland, 19 vjeç, u bashkua me Dortmundin nga Red Bull Salzburg në janar.
Që nga atëherë, ai ka shënuar 12 herë në vetëm tetë ndeshje – pasi 24 golave të shënuar në Austri.
Dortmund harxhoi vetëm 20 milionë euro për Haaland.
Mbappe vlerësohet afër 300 milionë eurove, ndërsa norvegjezi do të kushtonte 100 milionë euro.
Mbappe aktualisht është nën kontratë me PSG-në deri në vitin 2022, ndërsa Haaland është nën kontratë deri në vitin 2024. /Telegrafi/