Telegrafi

Real Madrid ka refuzuar një ofertë prej 110 milionë euro për Vinicius JR

Vinicius Junior . (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Real Madridi nuk e ka ndërmend ta lë të lirë talentin brazilian Vinicius Junior.

Trajneri Zinedine Zidane beson shumë në aftësitë e brazilianit dhe i ka bërë të qartë klubit se nuk duhet të shitet.

Numri një i Real Madridit, Florentino Perez e ka refuzuar një ofertë të majme për brazilianin.

Ka qenë kampioni në fuqi i Francës, Paris Saint Germain që kanë tentuar transferimin e brazilianit, por oferta e tyre është hedhur poshtë nga Los Blancos.

Vinicius Jr . (Photo by Fran Santiago/Getty Images)

PSG ka ofruar 110 milionë euro për Vinicius, por as kjo ofertë e majme e tyre nuk i ka bërë përshtypje Florentino Perezit që e ka refuzuar atë.

Mediat spanjolle që kanë raportuar se në rast se Reali dëshiron ta largojë Viniciusin, atëherë atë do ta bëjë në verën e vitit 2021.

Los Blancos synojnë që ta përfshijnë brazilianin në ofertë për Kylian Mbappen, gjë që do ta ulnin koston e transferimit të francezit.

19-vjeçari këtë edicion ka luajtur 28 ndeshje me Realin ku ka shënuar katër gola dhe ka bërë tre asistime. /Telegrafi/