Telegrafi

Real Madrid interesohet për Moussa Diabyn, por problem mbetet çmimi i tij

Moussa Diaby ka katër vite në futbollin gjerman dhe ai ka shkëlqyer me fanellën e Bayer Leverkusen.

Sulmuesi francez është bindshëm lojtari më i mirë në klubin gjerman dhe ka zgjuar edhe interesimin e top skuadrave evropiane.

Së fundmi në garë për shërbimet e tij është futur edhe gjiganti spanjoll Real Madrid, që po kërkon transferimin e tij.

Marca ka raportuar se Los Blancos e shohin francezin si zëvendësuesin e Eden Hazard i cili në verë do të largohet nga kryeqyteti spanjoll.

23-vjeçari këtë edicion ka shifra fantastike ku në 43 ndeshje zyrtare ka shënuar 14 gola dhe ka asistuar në 11 të tjerë.

Lexo po ashtu Arsenali mendon transferimin e Diabyt në janar

Megjithatë problemi më i madh qëndron te çmimi i lojtarit prej 100 milionë eurove që e vlerëson Leverkuseni, shumë që për Los Blancos është shumë e lartë.

Në garë për reprezentuesin francez janë edhe Paris Saint Germain që duan ta rikthejnë në Parc de Princes, por edhe tri skuadrat angleze si Newcastle United, Arsenal dhe Manchester United. /Telegrafi/