Site icon Telegrafi

Real Madrid-Inter: Të rejat, formacionet e mundshme, statistika, forma dhe parashikimi

(Fotomontazh: eurosport.fr)

Real Madridi dhe Interi zhvillojnë ndeshjen e xhiros së tretë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve. Sfida zhvillohet të martën mbrëma në ‘Alfredo Di Stefano’ me fillim në ora 21:00.

Të dyja këto skuadra nuk e kanë nisur mirë edicionin e ri në garën e madhe evropiane. Los Blancos kanë vetëm një pikë nga dy takime (një humbje dhe një barazim), derisa Nerazzurrët kanë arkëtuar dy pikë (nga dy barazime).

Të rejat e skuadrave

Real Madrid

(Foto: Instagram/hazardeden_10)

Reali ka probleme të mëdha në pozitën e mbrojtësit të djathtë. Në dyshim është edhe Lucas Vazquez, i cili madje nuk është as mbrojtës i djathtë. Me mungesat e Dani Carvajal, Nacho e Alvaro Odriozola, Ferland Mendy duhet të ndërrojë anë për të luajtur në këtë pozitë.

Eden Hazard u kthye me gol në La Liga, ashtu që mund ta ruajë vendin e tij në këtë takim. Marco Asensio, Vinicius Junior e Rodrygo, po garojnë për një vend në pozitën e anësorit të djathtë.

Në mesfushë pritet të startojë vetëm njëri nga kreativët, Luka Modric apo Toni Kroos, derisa Eder Militao nuk do të luajë pasi ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Inter

(Foto: Instagram/ivanperisic444)

Romelu Lukaku do t’i mungojë Interit në këtë sfidë, ndërkohë që raportohet se Alexis Sanchez është rikuperuar dhe pritet të jetë në bankën rezervë.

Në këtë mënyrë, Antonio Conte do ta ketë të vështirë ta zgjedhë partnerin e Lautaro Martinezit në sulm, ndërsa pritet që  Ivan Perisicit t’i besohet ajo pozitë.

Vëmendja do të jetë te Achraf Hakimi në përballjen ndaj ish-skuadrës së tij, derisa është kthyer Milan Skriniar pas mungesës njëmujore si pasojë e infeksionit me COVID-19.

Formacionet e mundshme

(Foto: WhoScored)

Statistika dhe fakte

Në shtatë ndeshjet e fundit të Real Madridit në Ligën e Kampionëve, janë shënuar më shumës e 2.5 gola.

Los Blancos kanë pranuar se paku dy gola në katër takimet e fundit në garën e madhe evropiane.

Forma në gjashtë ndeshjet e fundit

(Foto: WhoScored)

Parashikimi

As Real Madridi e as Interi nuk e kanë nisur mirë sezonin e ri në Ligën e Kampionëve. Los Blancos janë me fat që kanë marrë një pikë në dy xhirot e para, derisa zikaltrit kanë barazuar në dy ndeshje radhazi.

Mbretërit e kanë fituar vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit në shtëpi të Ligës së Kampionëve, derisa Interi ka triumfuar në vetëm një nga gjashtë sfidat e fundit në udhëtim në këtë garë.

Mungesa e Romelu Lukakut është një goditje për Nerazzurrët, të cilët kanë shpresuar t’i shkaktojnë telashe mbrojtjes së lëndueshme të Zinedine Zidane.

Duke qenë se asnjëra nga dy skuadrat nuk po luan si duhet në këtë fazë, është një parashikim i vështirë. Nuk do të ishte befasi që të mbyllej baras, edhe pse Madridi ka një përparësi të lehtë.

Përballjet direkte

(Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

Exit mobile version