Real Madridi e konsideron Leny Yoro një talent të gjeneratës së tij dhe dëshiron të nënshkruajë me mbrojtësin e ri nga Lille në afatin kalimtar të verës.
Yoro pritet të përpiqet të detyrojë një largim këtë verë edhe pse Lille i ka ofruar vazhdimisht adoleshentit një kontratë të re, por ai i ka refuzuar në çdo moment.
Me marrëveshjen e tij aktuale që skadon në vitin 2025, klubi francez po përgatitet për realitetin e detyrimit për të shitur Yoron në afatin e ardhshëm kalimtar.
Është interesante se 18-vjeçari francez është një fans i madh i legjendës së Real Madridit, Sergio Ramos, pasi këtë e ka konfirmuar në të kaluarën.
“Qendërmbrojtësit më të mirë që kam parë në Ligue 1? Numri 1 është Sergio Ramos”.
“Një mbrojtës i jashtëzakonshëm që frymëzoi shumë lojtarë të rinj si unë kur isha i vogël”, ka thën Yoro.
Vlen të theksohet se Real Madridi ka ‘goditur’ deri tani me talentë si Vinicius Junior, Rodrygo Goes, Jude Bellingham, Arda Guler dhe Endrick së fundmi. /Telegrafi/