Real Madrid ka rënë dakord për rinovimin e kontratës me Vinicius Junior prej disa kohësh, por ka pasur shqetësime në rritje tek tifozët e klubit gjatë javëve të fundit nëse një marrëveshje e tillë me të vërtetë është arritur.
Kontrata aktuale e 23-vjeçarit skadon në fund të këtij sezoni, por largimi i tij si lojtar i lirë verën e ardhshme është përjashtuar. Vinicius do të mbetet lojtar i Real Madridit dhe më në fund ka pasur lëvizje në kampin madrilen sa i përket kësaj çështje.
Sipas ekspertit Fabrizio Romano, Real Madrid kishte planifikuar që njoftimin zyrtar ta publikoj javën e kaluar, por Florentino Perez u infekuta me virusin COVID-19, gjë që bëri që ceremonia e planifikuar të shtyhej. Megjithatë, ajo do të ndodhë në javët në vijim.
⚪️🇧🇷 Real Madrid are planning to re-schedule formal ceremony for Vinicius Jr contract extension as soon as the president Florentino Pérez tests negative to Covid.
It was scheduled last week… but it will happen in the next weeks. It will include €1B release clause. pic.twitter.com/hXW9gIXEs4
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) October 10, 2023
Vinicius do të nënshkruajë një kontratë të re afatgjatë me Real Madridin, me klauzolën e lirimit që do të rritet në 1 miliard euro. Kjo do të thotë se nuk ka vend për t’u shqetësuar rreth largimit të tij nga klubi për shumë e shumë vite, gjë që do të jetë një kënaqësi për madrilenët anembanë globit.
Kujtojmë se Vinicius u transferua në Spanjë në vitin 2018 pas një aventure me Flamengon, për shumën e 45 milionë eurove./Telegrafi/