Telegrafi

Real Madrid i futet garës për Bruno Fernandes

Real Madridi është rikthyer në garë për mesfushorin portugez, Bruno Fernandes.

Los Blancos janë duke hasur në vështirësi për të nënshkruar me francezin Paul Pogba.

Madrilenët thuajse e kanë kryer transferimin e holandezit Donny Van de Beek, por së bashku me të dëshirojnë edhe Fernandesin.

24-vjeçari ka shkëlqyer edicionin e fundit me Sportingun dhe është bërë objektiv i skuadrave të mëdha.

Në garë për të është edhe Manchester United, por edhe Tottenham Hotspur.

Sporting e kishte refuzuar ofertën prej 70 milionë euro nga Spurs, pasi lojtari dëshiron një klub më të madh.

Tani mbetet të shihet nëse Fernandes do t’i bashkohet Realit apo Manchesterit.

Gjithsesi dy gjigantët evropian fillimisht duhet të paguajnë shumën prej 80 milionë euro të kërkuar nga Sporting për yllin e tyre. /Telegrafi/