Real Madrid sot do ta fillojë sezonin 2023/24 në ndeshjen si mysafir ndaj Athletic Bilbaos, me dy ndryshime, ku dy lojtarë të ardhur tashmë kanë zënë vend në formacion.
Mungesa e Thibaut Courtois në portë tashmë dihet, ku në vend të tij do të jetë Andryi Lulnin, për të cilin Carlo Ancelotti ka thënë se është i qetë, por duhet ta marrin edhe një portier.
“Jam shumë i qetë me Lunin, por duhet të mendojmë për nënshkrimin e një portieri tjetër. Në parasezon kemi shënuar shumë gola dhe raste, problemi ka qenë mbrojtja, ka thënë Ancelotti.
Italiani duhet të bëjë pa golat e Karim Benzemas, i cili u largua për në Arabi Saudite.
Në ndeshjen e sotme ndaj Athletic Bilbaos vërehet edhe ulja në stol e emrave si Luka Modric dhe Toni Kroos, ndërsa mbretërit do të luajnë në formacionin 4-4-2.
👊 PUMPED. 👊 pic.twitter.com/T5WKP4wc2i
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) August 12, 2023
Debutojnë në La Liga ardhjet e reja si Jude Bellingham dhe Fran Garcia.
Sulmi i është besuar dyshes braziliani Rodrygo dhe Vinicius, që do të përkrahen nga katër mesfushorë shumë të talentuar.
Real Madrid: Lunin; Carvajal, Militao, Alaba, Fran Garcia; Tchouaméni, Valverde, Camavinga, Bellingham; Rodrygo dhe Vinicius.
📋✅ Our first starting 𝗫𝗜 of the season!#AthleticRealMadrid | pic.twitter.com/vxt5UJgJAx
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) August 12, 2023
/Telegrafi/