Telegrafi

Real Madrid është vënë pas Fabian Ruizit

Fabian Ruiz. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Real Madridi ka shfaqur interesimin për mesfushorin e Napolit, Fabian Ruiz, por italianët nuk janë të gatshëm ta sheshin. 

Fabiani Ruiz e ka zhvilluar ndeshjen e tij të parë me Kombëtaren spanjolle javën e shkuar dhe ka impresionuar në sezonin e tij të parë në Serie A.

Fabian Ruiz te Spanja . (Photo by David Ramos/Getty Images)

Sipas “El Chiringuito”, Real Madridit dhe Zinedine Zidane kërkojnë një marrëveshje me lojtarin për sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, Napoli menjëherë e bëri të qartë se nuk është në shitje dhe është një nga lojtarët kryesor në planet e Carlo Ancelottit.

Fabian Ruiz te Napoli . (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Vetëm 23 vjeç, Fabiani erdhi te Napoli nga Real Betis verën e kaluar për 30 milionë euro. /Telegrafi/