Qendërmbrojtësi i Sevillas, Jules Kounde është një nga lojtarët më të kërkuar në Evropë aktualisht, ndërsa Real Madrid mund të kishte opsionin e parë kur bëhet fjalë për nënshkrimin e tij.
22-vjeçari shihej gjerësisht si zëvendësues i mundshëm i Sergio Ramos në “Santiago Bernabeu”, por kur Los Blancos po negocionin shitjen e Oscar Rodriguez te Sevilla verën e kaluar, ata thuhet se nuk pranuan të drejtën e ofertës së parë për Kounde.
“Real Madrid, kur bëhej transferimi i Oscar Rodriguez në Sevilla në verën e kaluar, kishte këtë mundësi”.
“Madridi kërkoi 15 milionë [euro], [por Sevilla ] u përpoq ta ul shifër poshtë [duke ofruar] 13 milionë e gjysmë dhe mundësinë për të pasur opsionin e parë ndaj Koundes”, ka thënë agjenti spanjoll Pedro Riesco në Radio MARCA.
Kounde ka qenë në titujt e lajmeve të enjten në mëngjes pasi shënoi një super gol në ndeshjen që Sevilla e fitoi 2-0 ndaj Barcelonës në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Z3Fl_PMkq14