Real Madridi ka njoftuar se skuadra do të vesh një fanellë të zezë në El Clasico kundër Barcelonës, që do të zhvillohet në Santiago Bernabeu të dielën.
Fanellat e reja janë lansuar këtë sezon për 120-vjetorin e Real Madridit dhe janë projektuar nga stilisti legjendar Yohji Yamamoto.
Ai ka bashkëpunuar me Adidasin për dy dekadat e fundit, ndërsa ngjyrat e fanellës janë të zeza.
Una colección especial para celebrar un momento especial. 🖤
Nuestro 120 aniversario.@RealMadrid x @adidasfootball
🔗 https://t.co/kvrj5xoaWG pic.twitter.com/n1gwFIOcC6— Real Madrid C.F. (@realmadrid) March 17, 2022
Në anën tjetër, Barcelona do të paraqitet me fanellën e tretë për këtë sezon, e cila ka ngjyrat e flamurit që përfaqëson Kataloninë.
Ky do të jetë një rast i veçantë për të dyja skuadrat, të cilat zakonisht kanë veshur fanellat e tyre të para.
Ndryshe, derbi i madh i kampionatit spanjoll do të luhet të dielën me fillim nga ora 21:00 dhe Reali ka 15 pikë më shumë se rivali historik.
Reali aktualisht është në vendin e parë në La Liga me dhjetë pikë më shumë se Sevilla e vendit të dytë dhe sigurisht që po shkon drejt një titulli të ri të kampionit. Nga ana tjetër, Barcelona është në vendin e tretë me pesë pikë më pak se Sevilla dhe po lufton për një vend në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/