Site icon Telegrafi

Real Madrid dëshiron që Haaland të presë 12 muaj për t’u transferuar te Los Blancos

Real Madridi dëshiron që sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Haaland, të qëndrojë edhe një sezon në Gjermani.

Haaland është njëri nga emrat më të përfolur në futbollin botëror dhe një transferim i tij i madh diku është afër të ndodh.

Shumë klube të mëdha evropiane janë lidhur me një transferim të tij, por Real Madridi vazhdon të mbetet favorit.

Lexo po ashtu Man City bën një ofertë të pa rezistueshme për Haalandin

Kështu mendon eksperti kryesor i mediumit Okdiario, Eduardo Inda, i cili ka folur për situatën në El Chiringuito.

Me sulmuesin e PSG -së, Kylian Mbappe që pritet të arrijë dhe Karim Benzema të vazhdojë, Reali dëshiron që Haaland të presë një sezon përpara se të bashkohet me klubin në vitin 2023.

“Një nga mundësitë që Real Madridi po shqyrton është Haaland. Ka një rrëmujë sepse nëse Benzema po vazhdon, ai e zë vendin”, ka thënë fillimisht Inda.

Lexo po ashtu Pique i kërkon Haalandit të mos nënshkruajë për të njëjtin ekip si Mbappe, shpjegon edhe arsyen

“Real Madridi do ta konsideronte atë të vazhdojë edhe një vit në Dortmund, diçka që nuk e kënaq lojtarin”.

“Ai është një lojtar që nuk do të luajë tani në Ligën e Kampionëve. Dy yjet e mëdhenj të futbollit botëror janë Haaland dhe Mbappe dhe norvegjezi nuk do të luante Ligën e Kampionëve apo Kupën e Botës”, përfundoi gazetari spanjoll. /Telegrafi/

Exit mobile version