Real Madridi dhe Chelsea do të luajnë mes vete në ndeshjen e parë të vlefshme për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.
Los Blancos janë nikoqir të Bluve në takimin e vlefshëm për çerekfinale dhe presin ndihmën e tifozëve për të parë hapin e parë drejt gjysmëfinales.
Vendi: Santiago Bernabeu
Koha: 21:00
💫 NOCHE DE CHAMPIONS 💫
🆚 @ChelseaFC_Sp
🕰️ 21:00 CEST
🔜 #UCL pic.twitter.com/5zZBXdZnS4— Real Madrid C.F. (@realmadrid) April 12, 2023
Lajme rreth ekipeve
Real Madrid
Ferland Mendy mbetet lëndimi i vetëm i Real Madridit në këtë ndeshje.
Chelsea
Armando Broja dhe Thiago Silva mbeten të përjashtuar për shkak të lëndimit, megjithëse Silva u kthye në stërvitje.
Mason Mount humbi ndeshjen me Wolves në fundjavë, por edhe ai është rikthyer në stërvitje kështu që ekziston mundësia që ai të luajë një pjesë në këtë lojë.
N’Golo Kante nuk luajti as në humbjen ndaj Wolves, edhe pse kjo ishte më shumë një masë paraprake, kështu që ai mund të fillonte këtë ndeshje.
Cesar Azpilicueta ka gjasa të mungojë edhe një herë, pasi vazhdon rikuperimin nga një dëmtim në kokë.
Fakte
Në katër ndeshjen e fundit në Ligën e Kampionëve, Chelsea ka dy fitore, Real Madridi një dhe një ndeshje është mbyllur baras.
Në katër ndeshjet e fundit mes dy skuadrave në Ligën e Kampionëve janë shënuar së paku dy gola.
Chelsea ka vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.
Real Madridi ka tri fitore dhe dy humbje në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.
Analizë
Real Madridi mori vetëm humbjen e dytë në shtëpi në të gjitha garat, pasi humbi 3-2 nga Villarreal në fundjavë, pasi kishte humbur më parë nga Barcelona në Bernabeu këtë sezon në Copa del Rey. Megjithatë, në Ligën e Kampionëve, ata kanë fituar të katër ndeshjet e tyre në shtëpi, duke shënuar dhjetë gola dhe duke pësuar vetëm dy herë.
Chelsea u mposht në ndeshjen e parë të Frank Lampard si trajner i përkohshëm, duke humbur 1-0 ndaj Wolves të shtunën, që do të thotë që Blutë janë pa fitore në katër ndeshjet e tyre të fundit. Në Ligën e Kampionëve këtë sezon, ata kanë fituar dy nga katër ndeshjet e tyre jashtë shtëpisë, duke humbur dy të tjerat.
Ishte një fitore për Chelsean sezonin e kaluar kur ata erdhën në Bernabeu, megjithëse u eliminuan nga gara shkaku i rezultatin përfundimtar. Megjithatë, Real Madridi do të jetë i sigurt për të siguruar një fitore në këtë ndeshje.
Formacionet e mundshme
Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Camavinga; Valverde, Kroos, Modric; Rodrygo, Benzema, Vinicius Jr;
Chelsea: Arrizabalaga, James, Fofana, Koulibaly, Chilwell; Enzo, Kante, Kovacic; Sterling, Havertz, Joao Felix;
Parashikimi: Real Madrid 3-1 Chelsea
/Telegrafi/