Tifozët e futbollit do të jenë dëshmitar të një spektakli të shtunën nga ora 13:00, ku Real Madridi do të përballet me Barcelonën në ndeshjen që njihet si ‘El Clasico’.
Rivalitet i madh në mes të këtyre dy klubeve bën që kjo ndeshje të pritet me interesim të madh.
Ka edhe futbollistë që kanë veshur fanellën e të dyja klubeve, duke e thyer rivalitetin e madh dhe duke u bërë të urryerit e tifozëve.
Sportsmail ka mbledhur 10 yjet më të mëdha që kanë veshur fanellën e të dyja klubeve, transmeton Telegrafi.
Luis Figo
Më i famshmi dhe më kontroversi ishte transferimi i Figos nga Barcelona te Real Madridi në vitin 2000 për 37.4 milionë funte.
Paraqitje me Barcelonës: 249
Paraqitje me Real Madridin: 239
Bernd Schuster
Një tjetër lojtar që kaloi direkt nga Barcelona te Real Madridi.
Paraqitje me Barcelonës: 238
Paraqitje me Real Madridin: 86
Ronaldo
Ronaldo emrin e bëri te Barcelona kur u bashkua nga PSV. Pas pesë vitesh qëndrim te Interi ai u bashkua me Real Madridin.
Paraqitje për Barcelonën: 49
Paraqitje për Real Madridin: 177
Julen Lopetegui
Trajneri i Spanës e ka pasur fatin ta vesh fanellën e të dy skuadrave.
Paraqitje me Barcelonën: 5
Paraqitje me Real Madridin: 1
Robert Prosinecki
Kroati i famshëm ka veshur fanellën e të dy skuadrave. Fillimisht ai luajti për Real Madridin, pastaj nënshkroi për Oviedo, për të kaluar në fund te Barcelona.
Paraqitje me Barcelonën: 23
Paraqitje me Real Madridin: 73
Javier Saviola
Sulmuesi argjentinas Saviola, erdhi te Barcelona,por pas shumë vitesh nënshkroi edhe me Real Madridin.
Paraqitje me Barcelonën: 168
Paraqitje me Real Madrid: 29
Gheorghe Hagi
Lojtari më i madh rumun i të gjitha kohërave ka luajtur me fanellën e dy skuadrave më të mëdha në botë.
Paraqitje me Barcelonën: 51
Paraqitje me Real Madridin: 84
Samuel Eto’o
Sulmuesi kamerunas karrierën në Evropë e ka nisur me Real Madridin para se të kalonte te Mallorca.
Pas disa sezonet ai erdhi te Barca ku shënoi 130 gola dhe fitoi tetë trofe.
Paraqitje me Barcelonën: 199
Paraqitje me Real Madrid: 6
Luis Enrique
Trajneri i njohur është nga ata që ka lënë Real Madridin për Barcelonën.
Paraqitje me Barcelonën: 300
Paraqitje me Real Madridin: 213
Michael Laudrup
Danezi fantastik ka luajtur me të dy skuadrat dhe kishte kaluar direkt nga Barca te Reali.
Paraqitje për Barcelonën: 216
Paraqitje për Real Madridin: 76