Telegrafi

Real Madrid 6-0 Levante, notat e lojtarëve: Vlerësim maksimal për Vinicius Jr

Real Madridi ka marrë një fitore të thellë ndaj Levantes me rezultat 6-0.

Los Blancos ishin të pamëshirshëm për skuadrën e fundit në tabelë, me Levanten që përshëndeten nga La Liga pas kësaj humbje.

Vinicius Junior shkëlqeu në këtë takim me tre gola të shënuar, derisa Karim Benzema, Rodrygo e Ferland Mendy realizuan nga një tjetër.

Lexo po ashtu Vinicius Jr shkëlqen me het-trick, Reali shkatërron Levanten

Pikërisht sulmuesi brazilian, Vinicius Junior ishte lojtari më i mirë i ndeshjes ku nga SofaScore ka marrë notën maksimale.

Ndërkohë paraqitje jashtëzakonisht të mirë patën edhe Luka Modric, Karim Benzema e Ferland Mendy.

Tek skuadra mysafire më i vlerësuari ishte portieri Cardenas, derisa nota më e ulët shkoi për mbrojtësin Miramon. /Telegrafi/