Real Madridi ka fituar në shtëpi me rezultat të thellë 6-0 ndaj Celta Vigos në ndeshjen e vlefshme për javën e 37-të të La Ligas.
Skuadra e Zinedine Zidanes e ka fituar me goleadë ndeshjen e fundit të këtij sezoni në La Liga para tifozëve të tyre në Santiago Bernabeu.
Golat për Mbretërit në këtë fitore të thellë u shënuan nga Gareth Bale (13′, 30′), Isco (32′), Achraf Hakimi (52′) Sergio Gomez (OG, 74′) dhe Borya Mayoral (81′).
Lojtari më i vlerësuar në këtë ndeshje ishte shënuesi i dyfishtë Bale, i cili u notua me 9.2.
Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për mbrojtësin e mysafirëve, Gomez, që u vlerësua me 4.7. /Telegrafi/
Real Madrid:
Celta Vigo: