Telegrafi

Real Madrid 3-0 Bilbao: Notat e lojtarëve, Benzema ylli i ndeshjes

Karim Benzema (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Real Madridi ka fituar me rezultat 3-0 ndaj Athletic Bilbaos në La Liga, duke iu kthyer kështu fitores pas barazimit në xhiron e kaluar ndaj Leganes.

Golat për Los Blancos i shënoi Karim Benzema (47′, 76′ dhe 90′). Normalisht që francezi në fund ishte lojtari i ndeshjes i vlerësuar me notën më të madhe.

Por, paraqitje të mirë te Reali arritën të bëjnë edhe Luka Modric, Marco Asensio dhe Dani Carvajal.

Karim Benzema në momentin e golit të parë (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Te mysafirët më i miri ishte Inigo Cordoba, por edhe Yuri e Inigo Lekue.

Ndërsa ai që dëshpëroi më së shumti për mysafirët ishte sulmuesi Inaki Williams dhe portieri Iago Herrerin, ndërsa më poshtë keni notat e lojtarëve:

Real Madrid:

Athletic Bilbao:

Në xhiron e ardhshme skuadra e Zinedine Zidanes luan ndaj Getafes, ndërsa baskët presin Leganesin. /Telegrafi/