Real Madridi ka fituar ndaj Sevillas me rezultat 2-0 në ndeshjen derbi të javës së 20-të në La Liga.
Mbretërit kanë vazhduar serinë pozitive në kampionat pasi kanë marrë edhe fitoren e dytë radhazi dhe kanë zvogëluar epërsinë me ekipet e para në tabelë.
Golat në këtë fitore të madhe të Real Madridit u shënuan në pjesën e dytë nga mesfushorët Casemiro (78′) dhe Luka Modric (90+).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte ylli kroat Modric, i cili u vlerësua me notë 9.0.
Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për sulmuesin mysafirë, Munir El Haddadi që u notua me 5.7.
Real Madrid:
Sevilla:
/Telegrafi/