Telegrafi

Real Madrid 2-0 Getafe, notat e lojtarëve

Real Madridi ka fituar me rezultat 2-0 në shtëpi ndaj Getafes në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në La Liga.

Los Blancos kanë vazhduar serinë pozitive në kampionat duke marrë fitoren e radhës dhe duke vazhduar si favorit për të fituar titullin kampion.

Golat në këtë fitore të ekipit të Carlo Ancelottit u shënuan nga Casemiro (38’) dhe Lucas Vazquez (68’).

Lexo po ashtu Real Madridi fiton pa vështirësi ndaj Getafes dhe vazhdon si favorit drejt titullit

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht spanjolli Vazuqez, i cili u notua me 8.4.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për kapitenin e Getafes, Djene që u vlerësua me notë 6.1.

Notat e lojtarëve

/Telegrafi/