Real Madrid ka mbyllur pjesën e parë ndaj Barcelonës me epërsi komode 2-0 në El Clasicon e vlefshme për javën e 30-të në La Liga.
Los Blancos janë treguar arrë e fortë për rivalët e tyre të urryer katalunas, në ndeshjen që po zhvillohet në Estadio Alfredo Di Stefano.
Ekipi i drejtuar nga Zinedine Zidane ka arritur ta mbyll pjesën e parë me epërsi të dyfishtë dhe dominim total të ndeshjes në çdo aspekt, përveç posedimit të topit.
Golat në këtë pjesë u shënuan nga Karim Benzema (13’) me thembër nga afërsia dhe Toni Kroos (28’) nga gjuajtja e lirë.
Reali kishte tetë gjuajtje drejt golit dhe tri në kuadrat, ndërsa Barcelona kishte gjashtë gjuajtje drejt portës, ku njëra ishte në kuadrat.
Posedimi i topit ishte 70 për qind të kohës në këmbët e Barcelonës, ndërsa 30 për qind te Real Madridi.
Barcelona gjithashtu kishte dy kartonë të verdhë, ndërsa Reali asnjë. /Telegrafi/