Telegrafi

Real Madrid 0-0 Barcelona, statistikat pas pjesës së parë

MADRID, SPAIN - DECEMBER 23: Karim Benzema of Real Madrid is challenged by Thomas Vermaelen of Barcelona during the La Liga match between Real Madrid and Barcelona at Estadio Santiago Bernabeu on December 23, 2017 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Ka filluar furishëm ndeshja kryesore e kampionatit spanjoll mes Real Madridit dhe Barcelonës.

Dy skuadrat më të fuqishme spanjolle kanë zhvilluar një ndeshje tejet të mirë në pjesën e parë por që kanë munguar golat.

Rastet më të mira për Barcelonën i kishte mesfushori brazilian Paulinho, kur në dy raste golat ia mohoi portieri vendas Navas.

Ndërkohë Karim Benzema kishte rastin kryesor për ‘Los Blancos’, por goditja e tij u ndalua nga shtylla.

Posedimin e topit e kanë pasur vendasit me 51% ndaj 49% të Barcelonës.

Tentimet në sulm ishin nëntë me katër në të mirë të madrilenëve, ndërsa goditjet në portë ishin të barabarta dy me dy.

Vetëm një karton i verdhë u pa në këtë 45 minutësh të parë dhe atë për belgun Thomas Vermaelen që ndaloi Luka Modricin. /Telegrafi/