Telegrafi

Real – CSKA: Formacionet e mundshme

Alan Dzagoev dhe Toni Kroos (Photo by Epsilon/Getty Images)

Real Madrid do të mundohet t’i hakmerret skuadrës ruse për humbjen në Ligën e Kampionëve.

CSKA Moskva ka befasuar të gjithë me fitoren e arritur para shikuesve të vetë në ballafaqimin e parë me spanjollët duke triumfuar me rezultat 1-0.

Megjithatë, trajneri Santiago Solari pritet të bëjë rotacione në ekipin e parë duke ditur se tashmë kanë siguruar një biletë për në 1/8 e finales së garës më prestigjioze evropiane për klube.

Reali ka pësuar humbje pesë ndeshje nga 38 të tilla të zhvilluara në këtë garë evropiane.

Theksojmë se ndeshja do të zhvillohet në Santiago Bernabeu dhe pritet të startojë në ora 21:00.

Real Madrid (4-3-3): Courtois, Odriozola, Varane, Ramos, Marcelo; Valverde, Llorente, Ceballos, Vazquez, Benzema dhe Bale.

CSKA Moscow (3-5-2): Akinfeev, Nababkin, Chernov, Magnusson, Fernandes, Bistrovic, Bijol, Efremov, Vlasic; Chalov dhe Sigurdsson. /Telegrafi/