Telegrafi

Real Betisi ‘largon’ nga tabela e La Ligës, Atleticon, Realin dhe Barcelonën shkaku i Superligës Evropiane

Real Betisi ka shprehur acarimin e tyre për idenë e Superligës Evropiane në një mënyrë tërësisht befasuese.

Skuadra spanjolle nuk e ka mirëpritur vendimin e tre klubeve të mëdha nga La Liga për të krijuar një ligë tjetër.

Betisi e sheh këtë vendim si vetjak dhe që duan të përfitojnë vetëm për interesat e tyre, duke lënë në baltë ekipet e tjera spanjolle.

Lexo po ashtu Të 12 klubet largohen zyrtarisht nga Asociacioni Evropian

Kështu, klubi spanjoll ka larguar nga renditja tabelare Atletico Madridin, Real Madridin dhe Barcelonën.

Aty janë vendosur Sevilla, Villareali dhe Betisi, vende këto që u sigurojnë kalimin në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/