Real Betisi ka shprehur acarimin e tyre për idenë e Superligës Evropiane në një mënyrë tërësisht befasuese.
Skuadra spanjolle nuk e ka mirëpritur vendimin e tre klubeve të mëdha nga La Liga për të krijuar një ligë tjetër.
Betisi e sheh këtë vendim si vetjak dhe që duan të përfitojnë vetëm për interesat e tyre, duke lënë në baltë ekipet e tjera spanjolle.
Kështu, klubi spanjoll ka larguar nga renditja tabelare Atletico Madridin, Real Madridin dhe Barcelonën.
Aty janë vendosur Sevilla, Villareali dhe Betisi, vende këto që u sigurojnë kalimin në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/