Telegrafi

Real Betis 0-1 Real Madrid, notat e lojtarëve: Courtois më i miri në ndeshje

Real Madridi është rikthyer te fitoret në La Liga, pas barazimit 3-3 javën e kaluar te Levante.

Skuadra e Carlo Ancelottit ka marrë një fitore shumë të vlefshme në udhëtim te Betis me rezultat minimal 0-1.

Golin e vetëm në këtë sfidë për madrilenët e realizoi mbrojtësi i djathtë spanjoll, Dani Carvajal.

Por notën më të lartë e ka marrë portieri belg Thibaut Courtois (8,4), falë pritjeve fantastike që bëri gjatë gjithë ndeshjes.

Me notë të lartë u vlerësua edhe autori i golit Daniel Carvajal (7,8), por edhe të gjithë lojtarët tjerë të mbrojtjes.

Te Betis më i vlerësuari ishte mbrojtësi Martin Montoya, derisa nota më e ulët shkoi për Nabil Fekir. /Telegrafi/