Real Madridi është rikthyer te fitoret në La Liga, pas barazimit 3-3 javën e kaluar te Levante.
Skuadra e Carlo Ancelottit ka marrë një fitore shumë të vlefshme në udhëtim te Betis me rezultat minimal 0-1.
Golin e vetëm në këtë sfidë për madrilenët e realizoi mbrojtësi i djathtë spanjoll, Dani Carvajal.
Por notën më të lartë e ka marrë portieri belg Thibaut Courtois (8,4), falë pritjeve fantastike që bëri gjatë gjithë ndeshjes.
Me notë të lartë u vlerësua edhe autori i golit Daniel Carvajal (7,8), por edhe të gjithë lojtarët tjerë të mbrojtjes.
Te Betis më i vlerësuari ishte mbrojtësi Martin Montoya, derisa nota më e ulët shkoi për Nabil Fekir. /Telegrafi/