Telegrafi

Real-Barça: Formacionet zyrtare të El Clasicos së fundmit për këtë sezon në La Liga

Barcelona do të jetë edhe një herë mysafire e Real Madridit në Santiago Bernabeu, por këtë herë në kuadër të La Ligas.

Katalunasit eliminuan Los Blancos nga Kupa e Mbretit të mërkurën mbrëma, por ka lehtë nuk pritet ta kenë edhe sonte pasi ndeshjet kampionale kanë një rendësi tjetër.

Nga minuta e parë për skuadrën e Santiago Solarit luan Gareth Bale, ndërsa më poshtë keni formacionet zyrtare:

Real Madrid: Courtois; Carvajal, Varane, Ramos, Reguilon; Modric, Casemiro, Kroos; Bale, Benzema, Vinicius.

Barcelona: Ter Stegen; Sergi Roberto, Pique, Lenglet, Jordi Alba; Rakitic, Busquets, Arthur; Messi, Luis Suárez, Dembele.

Aktualisht Barça prinë në La Liga me 57 pikë, kurse Reali renditet në vendin e tretë me 48 pikë.

Një fitore e skuadrës së Solarit do hapte mundësinë e titullit, ku në garë është edhe Atletico Madridi me 50 pikë. /Telegrafi/